Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ministri i Jashtëm i deritashëm i Serbisë, Ivica Daçiq, pritet të udhëheqë me Kuvendin e këtij vendi. Këtë e ka bërë të ditur të martën mbrëma, presidenti i Serbisë, njëherësh kryetar i partisë fituese të zgjedhjeve të 21 qershorit, asaj Përparimtare Serbe, Aleksandar Vuçiq. “Do të ketë shumë punë për të si kryetar i parlamentit. Vlerësojmë se është e rëndësishme që së bashku të marrim pjesë në diçka që është e mirë për të ardhmen e Serbisë”, ka thënë Vuçiqi. Kjo pozitë Daçiqit i është dhënë, pasi partia e tij, ajo Socialiste e Serbisë, do të jetë pjesë e kabinetit qeveritar, së bashku edhe me Lidhjen Patriotike Serbe të Aleksandar Shapiqit, që deri më tash ishte në opozitë. Vuçiq gjithashtu ka deklaruar se edhe pakicat do të jenë pjesë të shumicës qeverisëse, pa precizuar se cilat pakica do ti ftojë në Qeveri. Më herët, deputeti shqiptar Shaip Kamberi kishte deklaruar se ai nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së Serbisë por se do të vepron si opozitë. Vuçiqi po ashtu ka njoftuar se emrat e kabinetit qeveritar, që prapë do të udhëhiqet nga Ana Bërnabiqi, do të bëhen të ditur deri më 25 tetor. Ka thënë se do të shtohet një ministri, ajo për të Drejtat e Njeriut dhe Dialogun. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Si e zhduku CIA ishullin e pasur me naftë në Meksikë? Ishulli Bermeja ndodhej, të paktën deri në vitin 1997 në Gjirin e Meksikës, 22 …