Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se do të merr pjesë në Konferencën e Sigurisë, e cila do të mbahet të enjten dhe të premten në Munih, duke pretenduar se ky qëndrim atje do të jetë shumë me rëndësi për Serbinë “sepse do të mund të vlerësojë se cilat janë hapat e mëtutjeshme të qeverisë kosovare, cilat janë hapat e gjermanëve, amerikanëve dhe të gjithë të tjerëve në komunitetin ndërkombëtar”. Vuçiq thotë se shkon në Munih t’i vlerësojë hapat e Kosovës, SHBA dhe Gjermanisë “Së pari më pret takimi me Richard Grenellin, emisar i posaçëm i presidentit të SHBA”, ka thënë Vuçiq, duke pretenduar se e ka orarin shumë të ngjeshur në Munih, për shkak të paneleve të shumta, takimeve me deputetët gjermanë, senatorët dhe kongresistët amerikanë, përfaqësues të qeverive”. Ai ka thënë se do të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel në mars, si dhe është caktuar data, por se ende nuk mund ta kumtojë. “Çfarë do të jetë në tapet, do të shohim, me siguri që në panelin e përbashkët në Munih, në të cilin do të marrë pjesë, do jetë i pranishëm edhe Kurti, dhe to të shohim se çfarë atmosfere do të jetë, si do të duket ajo. Nuk besoj se do të jetë publike, por unë vet do të mund të vlerësoj se në cilin drejtim do të shkojnë bisedimet”, ka thënë Vuçiq. Ai ka thënë se “pas kësaj do të mund ta vlerësojë më mirë se cilat janë hapat e Qeverisë së Kosovës, gjermanëve, amerikanëve si dhe të gjithëve në komunitetin ndërkombëtar”. Like 0
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se do të merr pjesë në Konferencën e Sigurisë, e cila do të mbahet të enjten dhe të premten në Munih, duke pretenduar se ky qëndrim atje do të jetë shumë me rëndësi për Serbinë “sepse do të mund të vlerësojë se cilat janë hapat e mëtutjeshme të qeverisë kosovare, cilat janë hapat e gjermanëve, amerikanëve dhe të gjithë të tjerëve në komunitetin ndërkombëtar”. Vuçiq thotë se shkon në Munih t’i vlerësojë hapat e Kosovës, SHBA dhe Gjermanisë “Së pari më pret takimi me Richard Grenellin, emisar i posaçëm i presidentit të SHBA”, ka thënë Vuçiq, duke pretenduar se e ka orarin shumë të ngjeshur në Munih, për shkak të paneleve të shumta, takimeve me deputetët gjermanë, senatorët dhe kongresistët amerikanë, përfaqësues të qeverive”. Ai ka thënë se do të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel në mars, si dhe është caktuar data, por se ende nuk mund ta kumtojë. “Çfarë do të jetë në tapet, do të shohim, me siguri që në panelin e përbashkët në Munih, në të cilin do të marrë pjesë, do jetë i pranishëm edhe Kurti, dhe to të shohim se çfarë atmosfere do të jetë, si do të duket ajo. Nuk besoj se do të jetë publike, por unë vet do të mund të vlerësoj se në cilin drejtim do të shkojnë bisedimet”, ka thënë Vuçiq. Ai ka thënë se “pas kësaj do të mund ta vlerësojë më mirë se cilat janë hapat e Qeverisë së Kosovës, gjermanëve, amerikanëve si dhe të gjithëve në komunitetin ndërkombëtar”.
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Rama, mesazh Bashës: Qeveria nuk rrëzohet me kapsolla Kryeministri Edi Rama i dha një mesazh Lulzim Bashës pas marshimit-protestë të sotëm të …