Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Deklarata e nënkryetarit të PDK-së, Rexhep Hoti, e dhënë për lajmi.net ka shkaktuar reagime të mëdha në Serbi. Madje gjatë ditës së sotme ka reaguar edhe vetë presidenti serb, Aleskander Vuçiq, shkruan lajmi.net. Hoti në intervistën e dhënë për lajmi.net pretendonte se nëse synohet ndarja e Kosovës, atëherë Kosova do të duhej të merrte Luginën dhe pjesën e saj në Sanxhak. “Ndarja nuk është në rend të ditës. Në të kundërtën nuk mund të ndodh ndarja pa e marrë Kosova Sanxhakun, pjesën e saj në Serbi dhe Sanxhakun, pjesën e saj në Mal të Zi. Nuk mund të ndodh ndarja re Kosovës pa e marrë Kosova luginën e Preshevës. Nuk mund të ndodhë ndarja pa u shkëput Vojvodina prej Serbisë. Siç mund të shihet janë disa aspekte të vogla që e komplikojnë ndarjen e Kosovës”, deklaroi Rexhep Hoti. E duke i’u përgjigjur Hotit, Vuçiq është shprehur mjaftë ironik. “A mendojnë ata që Vojvodina, Beogradi apo Shumadija janë të përfshira…ta pyesin Orbanin(kryeministri i Hungarisë) nëse ai do ua japë Kesckemetin(qytet në Hungari), çfarë mund të ju them, sigurisht që po bëj shaka”, u shpreh Vuçiq. E ky nuk ishte reagimi i vetëm në Serbi ndaj deklaratave të Hotit. Të gjitha mediat e Beogradit dje e kanë cituar këtë deklaratë, duke e vlerësuar si kërcënim të Kosovës. Ndaj intervistës së nënkryetarit të PDK-së reagoi edhe Milovan Drecun, kryetar i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Serbi. Drecun theksoi se fjalët e Rexhep Hotit dëshmojnë se synimi i shqiptarëve është krijimi i Shqipërisë së Madhe. “Pa marrë paraysh se sa duken joserioze, kjo tregon qëllimin e shqiptarëve për krijimin e Shqipërisë së Madhe”, u shpreh dje Drecun. Ndërkohë, reagime ka pasur edhe nga e ashtuquajtura zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, e udhëhequr nga Marko Gjuriq./Lajmi.net/ Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Antony Blinken konfirmohet si sekretar Amerikan i Shtetit Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, votoi të martën dhe ka konfirmuar Antony …