Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se “e vërteta e vetme është se “jemi marrë vesh me NATO-n” se asnjë njësit i Kosovës i armatosur me armë të gjata nuk ka të drejtë të hyjë në veri të Kosovës pa pajtimin e përfaqësuesve të pushtetit serb dhe çdokush i cili thotë ndryshe është gënjeshtari më i madh”. Vuçiq për televizionin serb Pink, i cili është në shërbim të pushtetit në Serbi, ka thënë se personalisht ka marrë pjesë në takimet me përfaqësuesit të NATO-s dhe me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit ka kërkuar garanci që në veri të Kosovës “nuk do të vjen njësiti i policisë ROSU”. “Kërkesa jonë nga NATO ka qenë për mospraninë e ROSU në veri. Pesë qind herë këtë e kam përsëritur para Catherine Ashton dhe kam shkuar në ndërtesën e NATO-s dhe kam kërkuar që të mos ketë formacione me armë të gjata në veri, me theks në ROSU. Edhe atë me dy kushte – pa lejen e katër kryetarëve të komunave dhe të KFOR-it dhe NATO-s. Ky është kusht kumulativ e jo alternativ. Kjo është e vërtetë e plotë dhe kushdo që thotë që nuk është, ai është gënjeshtari më i madh”, ka thënë Vuçiq. Duke komentuar pretendimet e përfaqësuesit e KFOR-it se ROSU mund të shkoj në veri kur të dojë, ka thënë se në të kaluarën ka dëgjuar “budallallëqe të llojllojshme” në botë me të cilat janë përpjekur t’i arsyetojnë veprimet e këqija ndaj Serbisë. “Prandaj e kanë marrë paralajmërimin e qartë të Serbisë që mos të luajnë me këto gjëra sepse kështu do të rrezikohet paqja dhe siguria e të gjithëve në Ballkan. E ajo që po kërkojnë çdo mënyrë për ta ndihmuar shtetësinë e Kosovës, ky nuk është sekret për ne… Njerëzit në Kosovë le ta presin Vitin e Ri dhe Krishtlindjen me shëndet dhe gëzim dhe le të llogarisin në vendin e tyre Serbinë”, ka thënë kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Tragjedi në New York, polici vret gruan shqiptare dhe dy fëmijët e tyre të mitur Një rreshter i policisë së Nju Jorkut vrau gruan dhe dy fëmijët e tij …