Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar se në 18 muajt e ardhshëm “do të investohen rreth 50 milionë euro shtesë në hapësira ku jetojnë serbët në Kosovë”. Pas takimit të qeverisë së Serbisë me përfaqësuesit e Listës Serbe, në të cilin ka marrë pjesë edhe Vuçiq, ai ka thënë se investimet do të përdoren për inicimin e fillimit të punës së “disa fabrikave në veri të Kosovës”, ndërtimin e Qendrës Klinike “shumë të bukur” në Mitrovicë si dhe spitalit në Graçanicë. Vuçiq ka thënë se do të investohet edhe në frigoriferë dhe si ndihmë për bujqit në jug dhe veri të Ibrit, ndërtimin e qendrave turistike siç është ajo në Banjska, përfundim të investimeve në infrastrukturë dhe rrugë, ujësjellës dhe universitet. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kryetari i Gjilanit priti në takim përfaqësuesit e pushtetit në Bujanoc dhe të KNSH-së Kryetari i komunës së Gjilanit Alban Hyseni ka pritur gjatë vikendit në kabinetin e …