Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se ndjehet i shqetësuar lidhur me gjërat në Kosovë. Në veçanti Vuçiqi ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me takimin në Berlin, më 29 prill me udhëheqësit shtetërorë të Ballkanit, ku do të marrin pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj. “Jam i shqetësuar për çdo gjë dhe për takimin në Berlin. Jo sepse kam frikë nga ndonjë presion, as nuk mendoj se do të ketë, por unë nuk shoh se si do të vazhdohet tutje me njerëz që janë kaq shumë të papërgjegjshëm, siç janë udhëheqësit shqiptarë sot. Kjo është ajo që shkakton shqetësim të madh dhe një frikë të caktuar te unë, por kjo do të na shtyjë të sillemi në mënyrë më serioze dhe më të përgjegjshme” ka thënë sot Vuçiq, shkruan “Tanjug”-u, transmeton “Klan Kosova”. Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Edi Rama, Ilir Meta, Aleksandër Vuçiq, Ana Bërnabiq, dhe të tjerë, do të jenë të pranishëm në kryeqytetin gjerman me qëllim të “shkëmbimit joformal të ideve”. Diskutimet planifikohen të jenë të formatit të vogël. Pas zgjidhjes së suksesshme të çështjes së emrit në mes të Maqedonisë Veriore dhe Greqisë, fokusi i vendimmarrësve evropianë është zhvendosur në përgatitjet për etapën e fundit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ku bën pjesë edhe ky takim të hënën në Berlin. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Sasoli: Vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen pjesë e BE-së sa më shpejtë Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sasoli, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet …