Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiqi iu ka përgjigjur liderit të boshnjakëve Bakir Izetbegoviq.

“Nëse dikush flet për Sanxhakun, Kosovën dhe për shumë gjëra të tjera, ai flet në kundërshtim me Kushtetutën e Serbisë dhe në kundërshtim me rendin e ri ndërkombëtar”, citon “blic” të ketë thënë Vuçiq duke u pyetur se cilat mund të jenë lidhjet e lideri boshnjak me Kosovën.

Kryetar serb e ka quajtur përzierje të Izetbegoviq në punët e brendshme të Serbisë pasi ai kishte thënë se “Vuçiq po flet për paqe por po e vazhdon armatimin”, transmeton Koha.net.

Magazina.com
Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani.

Izetbegoviqi po ashtu ka shfaqur habinë se si Vuçqi në Mitrovicë e kishte madhëruar të akuzuarin e Hagës, Sllobdan Millosheviqin, për krime lufte në Kosovë.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme