Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ka thënë se po të kishin mundësi shqiptarët do ua ndalonin serbëve që të flisnin.

“Meqenëse jo të gjithë serbët janë si Vuk Jeremiq, i cili do të lavdëronte Albin Kurtin, shqiptarët kërkojnë ndëshkim për presidentin Vuçiq. Një serb i lirë që flet të vërtetën është një makth për shqiptarët”, ka thënë Vulin, transmeton lajmi.net

Këto deklarata Vulin i bëri gjatë një vizite në Athin kur u pyet se me sa vite burg mund të dënohej presidenti serb, Vuçiq pas deklaratave se masakra e Reçakut ishte e fabrikuar.

“Vuçiç tha të vërtetën, Reçaku është një gënjeshtër, një arsye për të arsyetuar bombardimet e NATO-s, për vdekjen e mijëra qytetarëve të Serbisë dhe Malit të Zi. Shqiptarët mund të kërcënojnë, por e vërteta nuk mund të ndalohet, as nga serbët dhe as nga Vuçiq.” tha Vulin

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme