Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ish-komandanti i lartë i NATO-s, Wesley Clark, i cili drejtoi fushatën e bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe në vitin 1999, tha në një intervistë për shërbimin rus të Zërit të Amerikës se bombardimet ndaluan spastrimin etnik në Kosovë dhe NATO-ja nuk kishte zgjidhje tjetër. Ai tha se përpjekje për të shmangur luftën në Kosovë ishin bërë që në fillim të viteve të 90-ta kur perëndimi u bë i ndërgjegjshëm për gjendjen e rëndë në Kosovë. Atëherë presidenti George H. Bush paralajmëroi presidentin serb, Sllobodan Millosheviq, se do të përballet me pasoja të rënda nga Shtetet e Bashkuara nëse fillon spastrimin etnik të shqiptarëve të Kosovës, në atë që quhej paralajmërimi i krishtlindjeve në dhjetor të vitit 1992. Ai kujtoi përfshirjen e Shteteve të Bashkuara në Bosnje dhe rolin e tyre për arritjen e marrëveshjes së Daytonit që i dha fund luftës atje dhe në atë kohë tha ai, janë bërë përpjeke për të biseduar me Sllobodan Millosheviqin, për çështjen e Kosovës, por ai kishte refuzuar duke e cilësuar atë si “çështje të brendshme”. Gjenerali Clark përshkroi situatën e rëndë në Kosovë dhe shkeljet e shumta të të drejtave të njeriut nga autoritetet serbe. Ai kujtoi sulmin mbi familjen Jashari në fshatin Prekaz të komunës së Skenderajt në Kosovën qendrore në fillim të vitit 1998 ku u vranë 54 anëtarë të familjes që shënoi edhe fillimin e luftës së armatosur. “NATO-ja lëshoi një paralajmërim në takimin e ministrave në muajin maj dhe pastaj unë mora detyrën të përgatis planet në maj të vitit 1998. Ambasadori Richard Holbrooke, shkoi në qershor dhe u takua me Slobodan Millosheviçin dhe më lidhi në telefon me të dhe i thashë; të lutem mos ua bëj këtë shqiptarëve. Ai më tha, gjenerali Clark, ata janë njerëzit e mi dhe nuk do t’i lëndojë. Por, sigurisht kjo ishte një gënjeshtër sepse spastrimi etnik tashmë po ndodhte”. Ai tha se kishin vazhduar paralajmërimet dhe në vjeshtën e vitit 1998 Kombet e Bashkuara miratuan rezolutën 1199 të forcuar më planin e veprimit të NATO-s. Përpjekjet e të dërguarit amerikan Christophet Hill, nuk dhanë rezultate ndërsa pas masakrës së Reçakut, një fshat në jug të Prishtinës ku u vranë 45 civilë shqiptarë, filloi procesi i negociatave në Rambouillet, Atje Serbia refuzoi të nënshkruajë marrëveshjen që i jepte Kosovës vetëqeverisje thelbësore dhe parashihte vendosjen e trupave të NATO-s në terren për të siguruar zbatimin e marrëveshjes. NATO-ja pas spastrimit të ri etnik të shkallë të gjerë në mars të vitit 1999, nuk pati zgjidhje tjetër përveç ndërhyrjes, tha ai. “Ne përdorëm forcën vetëm si zgjidhjen fare, fare të fundit. Por, NATO-ja nuk mund të lejonte një raund të ri të spastrimit etnik nga serbët. Sapo kishim ndaluar një gjë të tillë në Bosnjë dhe nuk mund të lejonim një gjë të tillë të ndodhte sërish në Kosovë dhe prandaj u përgjigjëm me forcë, pasi provuam të gjitha mundësitë tjera. Dhe pasi që rusët refuzuan të ndihmojnë… Pikëpamja ruse ishte se kjo është çështje e brendshme serbe dhe nëse ata duan të vrasin një milion njerëz, kjo është e drejta e tyre. Por kjo nuk është pikëpamja jonë. Ne besonim në të drejtën e çdo individi që të ketë liri dhe dinjitet në pajtim me deklaratën e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut dhe nuk mund të lejonim tragjedinë njerëzore të godiste sërish Kosovën”. Kur bombardimet filluan më 24 mars, tha ai, askush nuk e dinte se si do të përfundonte e tëra. “Mund të përfundonte me pushtim të plotë të Jugosllavisë dhe ishte në duart e Millosheviçit. Dhe ai më në fund e kuptoi se të jesh kundër NATO-s është e pafrytshme dhe u dorëzua”. Gjenerali Clark hodhi poshtë pohimet ruse sipas të cilëve ka pasur shumë të vrarë nga bombat e NATO-s dhe ndërhyrja e saj ishte e paligjshme dhe e padrejtë. Ai përmendi faktin se para se të goditej ndërtesa e Radiotelevizionit të Serbisë, Sllobodan Millosheviçi ishte paralajmëruar në mënyrë që të shmangeshin viktimat. “Ideja nuk ishte të vriten njerëzit por të ndërpritej spastrimi etnik në Kosovë, që po e kryenin trupat e tij dhe ai nuk mund t’i shmangej përgjegjësisë”. Ai përmendi fshehjen e trupave të shqiptarëve të vrarë, përfshirë edhe zbulimin e kamionit frigorifer me trupat e shqiptarëve në Serbi. NATO-ja tha ai, bëri gjënë e duhur, ndaloi spastrimin etnik. “1.4 milionë shqiptarë u dëbuan nga shtëpitë e tyre. 900 mijë ikën në Shqipëri. 500 mijë fshiheshin pyjeve. Serbët po i ndiqnin dhe po përpiqeshin t’i vrisnin. Ne i dhamë fund tërë kësaj dhe jam krenar për atë çfarë bëri NATO-ja”. Rusia, tha ai, ishte në anën e gabuar të historisë në rastin e Kosovës. Duke kujtuar periudhën e 12 qershorit të vitit 1999, kur trupat e tij ishin gati të hynin në Kosovë, ai tha se një kontingjent trupash ruse ishte futur fshehurazi në Kosovë nga Bosnja dhe ishte vendosur në aeroportin e Prishtinës, duke e ndërlikuar hyrjen e NATO-s. Por, ai mohoi të ketë kërkuar përplasje me rusët nga komandanti i trupave paqeruajtëse të NATO-s atëbotë, gjenerali britanik Mike Jackson. Ai tha se gjenerali Jackson nuk kishte pranuar të dërgojë helikopterët në aeroportin e Prishtinës, por nuk i është kërkuar kurrë të sulmojë trupat ruse. Like 0
Ish-komandanti i lartë i NATO-s, Wesley Clark, i cili drejtoi fushatën e bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe në vitin 1999, tha në një intervistë për shërbimin rus të Zërit të Amerikës se bombardimet ndaluan spastrimin etnik në Kosovë dhe NATO-ja nuk kishte zgjidhje tjetër. Ai tha se përpjekje për të shmangur luftën në Kosovë ishin bërë që në fillim të viteve të 90-ta kur perëndimi u bë i ndërgjegjshëm për gjendjen e rëndë në Kosovë. Atëherë presidenti George H. Bush paralajmëroi presidentin serb, Sllobodan Millosheviq, se do të përballet me pasoja të rënda nga Shtetet e Bashkuara nëse fillon spastrimin etnik të shqiptarëve të Kosovës, në atë që quhej paralajmërimi i krishtlindjeve në dhjetor të vitit 1992. Ai kujtoi përfshirjen e Shteteve të Bashkuara në Bosnje dhe rolin e tyre për arritjen e marrëveshjes së Daytonit që i dha fund luftës atje dhe në atë kohë tha ai, janë bërë përpjeke për të biseduar me Sllobodan Millosheviqin, për çështjen e Kosovës, por ai kishte refuzuar duke e cilësuar atë si “çështje të brendshme”. Gjenerali Clark përshkroi situatën e rëndë në Kosovë dhe shkeljet e shumta të të drejtave të njeriut nga autoritetet serbe. Ai kujtoi sulmin mbi familjen Jashari në fshatin Prekaz të komunës së Skenderajt në Kosovën qendrore në fillim të vitit 1998 ku u vranë 54 anëtarë të familjes që shënoi edhe fillimin e luftës së armatosur. “NATO-ja lëshoi një paralajmërim në takimin e ministrave në muajin maj dhe pastaj unë mora detyrën të përgatis planet në maj të vitit 1998. Ambasadori Richard Holbrooke, shkoi në qershor dhe u takua me Slobodan Millosheviçin dhe më lidhi në telefon me të dhe i thashë; të lutem mos ua bëj këtë shqiptarëve. Ai më tha, gjenerali Clark, ata janë njerëzit e mi dhe nuk do t’i lëndojë. Por, sigurisht kjo ishte një gënjeshtër sepse spastrimi etnik tashmë po ndodhte”. Ai tha se kishin vazhduar paralajmërimet dhe në vjeshtën e vitit 1998 Kombet e Bashkuara miratuan rezolutën 1199 të forcuar më planin e veprimit të NATO-s. Përpjekjet e të dërguarit amerikan Christophet Hill, nuk dhanë rezultate ndërsa pas masakrës së Reçakut, një fshat në jug të Prishtinës ku u vranë 45 civilë shqiptarë, filloi procesi i negociatave në Rambouillet, Atje Serbia refuzoi të nënshkruajë marrëveshjen që i jepte Kosovës vetëqeverisje thelbësore dhe parashihte vendosjen e trupave të NATO-s në terren për të siguruar zbatimin e marrëveshjes. NATO-ja pas spastrimit të ri etnik të shkallë të gjerë në mars të vitit 1999, nuk pati zgjidhje tjetër përveç ndërhyrjes, tha ai. “Ne përdorëm forcën vetëm si zgjidhjen fare, fare të fundit. Por, NATO-ja nuk mund të lejonte një raund të ri të spastrimit etnik nga serbët. Sapo kishim ndaluar një gjë të tillë në Bosnjë dhe nuk mund të lejonim një gjë të tillë të ndodhte sërish në Kosovë dhe prandaj u përgjigjëm me forcë, pasi provuam të gjitha mundësitë tjera. Dhe pasi që rusët refuzuan të ndihmojnë… Pikëpamja ruse ishte se kjo është çështje e brendshme serbe dhe nëse ata duan të vrasin një milion njerëz, kjo është e drejta e tyre. Por kjo nuk është pikëpamja jonë. Ne besonim në të drejtën e çdo individi që të ketë liri dhe dinjitet në pajtim me deklaratën e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut dhe nuk mund të lejonim tragjedinë njerëzore të godiste sërish Kosovën”. Kur bombardimet filluan më 24 mars, tha ai, askush nuk e dinte se si do të përfundonte e tëra. “Mund të përfundonte me pushtim të plotë të Jugosllavisë dhe ishte në duart e Millosheviçit. Dhe ai më në fund e kuptoi se të jesh kundër NATO-s është e pafrytshme dhe u dorëzua”. Gjenerali Clark hodhi poshtë pohimet ruse sipas të cilëve ka pasur shumë të vrarë nga bombat e NATO-s dhe ndërhyrja e saj ishte e paligjshme dhe e padrejtë. Ai përmendi faktin se para se të goditej ndërtesa e Radiotelevizionit të Serbisë, Sllobodan Millosheviçi ishte paralajmëruar në mënyrë që të shmangeshin viktimat. “Ideja nuk ishte të vriten njerëzit por të ndërpritej spastrimi etnik në Kosovë, që po e kryenin trupat e tij dhe ai nuk mund t’i shmangej përgjegjësisë”. Ai përmendi fshehjen e trupave të shqiptarëve të vrarë, përfshirë edhe zbulimin e kamionit frigorifer me trupat e shqiptarëve në Serbi. NATO-ja tha ai, bëri gjënë e duhur, ndaloi spastrimin etnik. “1.4 milionë shqiptarë u dëbuan nga shtëpitë e tyre. 900 mijë ikën në Shqipëri. 500 mijë fshiheshin pyjeve. Serbët po i ndiqnin dhe po përpiqeshin t’i vrisnin. Ne i dhamë fund tërë kësaj dhe jam krenar për atë çfarë bëri NATO-ja”. Rusia, tha ai, ishte në anën e gabuar të historisë në rastin e Kosovës. Duke kujtuar periudhën e 12 qershorit të vitit 1999, kur trupat e tij ishin gati të hynin në Kosovë, ai tha se një kontingjent trupash ruse ishte futur fshehurazi në Kosovë nga Bosnja dhe ishte vendosur në aeroportin e Prishtinës, duke e ndërlikuar hyrjen e NATO-s. Por, ai mohoi të ketë kërkuar përplasje me rusët nga komandanti i trupave paqeruajtëse të NATO-s atëbotë, gjenerali britanik Mike Jackson. Ai tha se gjenerali Jackson nuk kishte pranuar të dërgojë helikopterët në aeroportin e Prishtinës, por nuk i është kërkuar kurrë të sulmojë trupat ruse.
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Dëshironi të dobësoheni pa pasur uri…? Gjithmonë është besuar që humbja e peshës do të thotë të kesh uri… Por …