Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Deontay Wilder thotë se familja e Tyson Furyt nuk dëshiron që të zhvillohet rimeçi i shumëpritur mes tyre, sepse frikësohet për atë që mund t’i ndodhë britanikut në ring. Dy boksierët u ndeshën në dhjetor të vitit 2018 në duelin kundërthënës që përfundoi baras me vendim të gjyqtarëve, ashtu që amerikani e ruajti titullin WBC. Tyson Fury dhe Deontay Wilder (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver) Ata kanë vendosur që të rindeshen në fillim të vitit 2020, porse Wilder beson se Fury nuk ka shanse që ta shqetësojë kampionin në rimeçin mes tyre dhe nuk do të arrijë t’i bëjë ballë fuqisë së tij goditëse. “Në herën e dytë që të bie gongu, do ta nokautoj, por akoma më shpejt”, është shprehur Deontay me shumë vetëbesim. “Kësaj radhe nuk do të ngritet, ju premtoj. Kur e godita Tyson Furyn, ai pati një tronditje. Nuk e dinte si u çua. Nuk e dinte si ra dhe si u ngrit – kjo është shenjtë e tronditjes”. Deontay Wilder, Frank Warren dhe Tyson Fury (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver) “Familja e tij nuk dëshiron që ai të ndeshet sërish dhe i kuptoj, nuk duhet ta lejojnë. Sepse unë jam goditësi më i fortë, ndoshta në histori, pikë”. “Jam i bekuar me fuqinë dhe e di ku të godas. Dhe nëse njerëzit (kritikët) mendojnë se nuk kam aftësi në boks, si e mposht një person nëse nuk i kam këto aftësi?”, ka thënë Wilder. Like 0