Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Deontay Wilder e ka përshkruar veten si boksierin më goditjen më të fuqishme në histori të sportit, pas triumfit me nokaut kundër Luis Ortiz në meçin për titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë në WBC, të dielën në Las Vegas. Boksieri kuban dominoi për gjashtë runde radhazi, por një goditje shkatërruese me të djathtën nga Wilder, e bëri Ortizin ta puthë dyshemenë dhe gjyqtarin ta ndërpresë meçin si pasojë e goditjes se fort. Amerikani e mbrojti titullin në WBC duke e regjistruar fitoren e 42-të nga 43 meçe, 41 prej të cilave me nokaut. “Mendoj se e kam fituar respektin për të thënë se jam boksieri me goditjen më të fuqishme në histori të boksit. Pikë” tha Wilder. “E bëj këtë që e bëj përsëri e përsëri. U dhuroj njerëzve meçe madhështore dhe nokaute madhështore”, shtoi ai. Amerikani e ka mbrojtur titullin në WBC 10 herë radhazi, të cilin e mban që prej janarit të vitit 2015. Lufta e vetme që nuk e ka fituar në karrierë është barazimi me Tyson Fury në dhjetorin e vitit 2018 në Los Angeles. Edhe në atë luftë, ai e rrëzoi dy herë britanikun në rundet nëntë dhe 12-të. Like 0