Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Sot mbahet konferenca “Zëri i popullit rreth ‘Finales së madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. Në këtë konferencë, do të merr pjesë Presidenti Hashim Thaçi. Kjo konferencë që ka të bëjë me mendimin e popullit për finalen ndërmjet dy shteteve mbahet në ora 09:30. Sondazhi që do të prezantohet në fillim të kësaj konference i jep përgjigje disa nga dilemave kryesore që e karakterizojnë dialogun e fazës finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sa përqind e qytetarëve e përkrahin korrigjimin e kufijve me Serbinë? A e pranojnë formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë në këmbim të njohjes de facto nga Serbia? Cila janë të dhënat senzacionale në këtë aspekt? Sa përqind e qytetarëve shqiptarë dhe sa përqind e qytetarëve serbë të Kosovës e përkrahin vazhdimin e status-kuo-së? Për cilën etni në Kosovë, Trepça është vijë e kuqe e patejkalueshme? Cili është ‘zëri i popullit’ për Ujmanin/Gazivodën? Po, për Zveçanin, Zubin Potokun dhe Leposaviçin, a ka hapësirë për kompromis duke u mbështetur në ‘zërin e popullit’? Sa përqind e qytetarëve shprehën se a duhet Trepça dhe Ujmani të mbetën brenda Kosovës ? Cili është ‘zëri i popullit’ për Luginën e Preshevës? Sa përqind e qytetarëve të Kosovës me çdo kusht dhe çdo çmim e duan Luginën e Preshevës pjesë të Kosovës? Sa përqind e qytetarëvë shqiptarë mendojnë se Lugina e Preshevës bën të mbetet akoma nën Serbi? Sa përqind e qytetarëve shprehën se Kosova duhet të bashkohet me Shqipërinë ? Çfarë është surprizuese në këtë aspekt, kah po zhvendoset lavjerrësi i ‘zërit i popullit’ të Kosovës rreth bashkimit eventual të Kosovës me Shqipërinë? Cilat janë vijat e kuqe për shqiptarët dhe serbët në fazën finale të dialogut? Këto janë vetëm disa nga pyetjet që kanë marrë përgjigjen precize nga ‘zëri i popullit’ të Kosovës. Përveç panelistëve pjesëmarrësit tjerë do të jenë diplomatë të akredituar ndërkombëtar në Kosovë, zyrtar institucional të Kosovës, aktivistë të shoqërisë civile, publicistë dhe përfaqësues nga bota akademike. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Rreziku i koronavirusit i infiltruar edhe në Kosovë Rreth 150 persona janë raportuar të prekur me koronavirus në Itali dje, në orët …