Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Zëvendëskryeministri i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka udhëtuar drejt Washingtonit, ku është takuar me senatorin amerikan, Ron Johnson, me të cilin kanë biseduar për situatën e krijuar në rajonin e Ballkanit. Kjo vizitë e Stefanoviq në Washington, vjen pas Samitit të Berlinit, dhe para Samitit të Parisit që do të mbahet me 1 korrik të këtij viti. Johnson njihet si një nga senatorët e besueshëm të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili në fundin e vitit të kaluar kishte qëndruar për vizitë në Prishtinë dhe Beograd, ku kishte takuar Haradinaj, Thaçin e Vuçiqin. Në këto takime me presidentin serb, Johnson i kishte dhënë përkrahje të plotë Aleksander Vuçiqin në përpjekjen për të gjetur një zgjidhje për problemin me Kosovën. Johnson kishte thënë se SHBA-të e dinë përgjegjësinë që e kanë përë këtë çështje, megjithatë dëshirojnë që t’i japin hapsirë Vuçiqit, për gjetjen e një zgjidhje finale për Kosovën. “Ne e dijmë se cfarë lloj të përgjegjësisë kemi. Ne nuk do të shtyjmë përpara ndonjë zgjidhje. Me të vërtetë do të mbështesim presidentin Vuçiq, dhe do t’i japim hapësirë atij për të gjetur një zgjidhje fleksibile”, kishte thënë Johnson në një intervistë për Zërin e Amerikës. Ai kishte thënë se Prishtina dhe Beogradi kanë nevojë për kohë që të gjejnë një zgjidhje përfundimtare. “ Nëse një marrëveshje arrihet, atëherë ne do të konsiderojmë nëse ka arsye për shqetësime, por tani për tani dëshirojmë që t’i japim hapësirë Kosovës dhe Serbisë, për të gjetur një zgjidhje me ndërmjetësimin e BE-së. E përsëris nuk do të jetë e lehtë, por besoj që është një dëshirë ë sinqertë për të gjetur një zgjidhje”, kishte potencuar ndër të tjera Johnson. Sa i përket marrëveshjes finale Kosovë-Serbi, as presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk kishte vënë vija të kuqe, duke thënë se SHBA mbështet çfarëdo marrëveshje për të cilën palët merren vesh. Kjo bëri që Vucic e Thaçi të vejnë në tavolinën e diskutimeve idenë e tyre për korrigjim të kufijve, ide kjo që u kundërshtua dhe fundos nga kancelarja gjermane, Angela Merkel në Samitin e Berlinit. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Fillon procesi i hartimit të planit urbanistik në komunën e Bujanocit Ne takimin me zyrtarët Komunal ( Kryeshefin e Administrates Lokale dhe Kryeshefin e Drejtoratit …