Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetarja e Komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani sot, në mbledhjen e VI të Këshillit Komunal, ka vendosur zgjatjen e orarit të punës në shërbimet e administratës komunale. Ky vendim është në funksion të lehtësimit të qasjes së qytetarëve, përfshirë mërgatën, në shërbimet e administratës komunale, në fluksin më të madh të kërkesave përgjatë muajve korrik dhe gusht. Orari i punës në shërbimet e Administratës Komunale gjatë ditëve të punës do të jetë deri në ora 20:00, kurse të shtuneve nga ora 09:00 deri ora 15:00. Kryetarja Sinani ka deklaruar se i është lejuar furrave dhe pastiçerive që të punojnë 24 orë. Kryetarja Sinani ka falënderuar qytetarët për mirëkuptim dhe punëtorët e administratës komunale për punën e tyre. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Po zhvillohet takimi Veseli, Haradinaj dhe Kosnett – diskutohet për taksën Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kryeministri, Ramush Haradinaj dhe ambasadori i SHBA-ve …