Një zjarr i madh ka rënë mëngjesin e së mërkurës në qendrën tregtare kineze që ndodhet në bllokun 70 në Beogradin e Ri.

Shkaku i zjarrit nuk dihet ende, ndërsa tymi dhe flakët e zeza mund të shihen duke përfshirë qendrën tregtare.

Kjo qendër tregtare u dogj edhe tre vjet më parë.

Sipas mediave serbe, aktualisht në terren ndodhen mbi 50 zjarrfikës që po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme