Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Pas shumë raportimesh dhe pritjesh, Chelsea ka zyrtarizuar transferimin e Gonzalo Higuain. 31-vjeçari i është bashkuar Bluve nga Juventusi në formë të huazimit deri në fund të sezonit. Në gjysmën e parë të sezonit argjentinasi ishte i huazuar te Milanit. Ai shënoi në Serie A tetë gola këtë sezon në kampionatin elitar italian dhe dhuroi një asistim. ‘Pipita’ ishte dëshira e madhe e ish-trajnerit të tij, Maurizio Sarri, me të cilin punoi te Napoli, ku në sezonin 2015/16 ishte golashënuesi më i mirë i ligës me 36 gola. Në të kaluarën lojtari është paraqitur edhe për Real Madridin, ndërsa karrierën e filloi te River Plate. Ai është paraqitur edhe për Përfaqësuesen e Argjentinës, në 75 ndeshje ka arritur të shënojë 31 gola. Me ardhjen e Higuain me shumë mundësi një nga Alvaro Morata dhe Olivier Giroud do të largohen. Like 0
‘Pipita’ ishte dëshira e madhe e ish-trajnerit të tij, Maurizio Sarri, me të cilin punoi te Napoli, ku në sezonin 2015/16 ishte golashënuesi më i mirë i ligës me 36 gola.