Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Sot (e premte), zyrtarisht hyn në fuqi Ligji për Ndalimin e Lojërave të Fatit, i miratuar nga Kuvendi i Kosovës më 28 mars 2019. Se nga e premtja nuk do të ketë lojërat e fatit e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësja e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Valentina Bytyçi. “Po sot shfuqizohet ligji për lojërat e fatit”, ka konfirmuar zëdhënësja e ATK-së, Bytyçi. Ligji që ndalon lojërat e fatit është propozuar nga Qeveria e Kosovës pas dy vrasjeve të ndodhura një në Suharekë dhe një në Lipjan. Ligji në fjalë ishte botuar në Gazetën Zyrtare më 24 prill, teksa i njëjti konsiderohet se hyn në fuqi 15 ditë pas publikimit aty. Sipas të njëjtit, në Kosovë ndalohen të gjitha lojërat. Ndërkohë, Administrata Tatimore e Kosovës ditë më parë ka filluar me revokimin e licencave të këtyre bizneseve. /Telegrafi/ Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Rahim Rahimi jep doreheqe nga të gjitha strukturat e PD-së Këshilltari nga rradhat e Partisë Demokrstike Rahim Rahimi ka njoftuar përmes rrjetit social facebook …