Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Federata Mbretërore e Futbollit e Spanjës ka konfirmuar se përballja mes Barcelonës dhe Real Madridit është shtyrë për shkak të shqetësimeve lidhur me mungesën e stabilitetit politik në Katalonjë. Tensionet në regjionin katalonas janë ndezur nga vendimi kontrovers i gjykatës spanjolle për t’i burgosur disa liderë politikë të lëvizjes për pavarësimin e Katalonjës nga Spanja dhe për rolin e tyre në referendumin e mbajtur për këtë çështje në vitin 2017. Gjatë ditëve të fundit, rrugët e Barcelonës dhe zonat përreth janë goditur nga protestat e vazhdueshme dhe përplasjet e dhunshme mes protestuesve dhe forcave të sigurisë në Spanjë. Një protestë e madhe është planifikuar të mbahet në qytetin e Barcelonës më 26 tetor – pikërisht ditën kur klubi Barcelona e kishte ndeshjen kundër rivalit më të madh, Real Madridit, në “Camp Nou”. Disa opsione të ndryshme u konsideruan nga Federata spanjolle për shkak të frikës se ndeshja mund të mos zhvillohet rregullisht për shkak se “El Clasico” gjithmonë ka pasur edhe tensione politike, edhe para zhvillimin të këtyre protestave. Federata fillimisht e kishte shqyrtuar opsionin për ta zhvilluar këtë herë ndeshjen në “Santiago Bernabeu” e më 1 mars, kur është caktuar ndeshja kthyese e El Clasicos në La Liga, të zhvillohet në Camp Nou. Megjithatë, dy klubet e kanë kundërshtuar këtë propozim duke thënë se kjo do të ndikonte në rrjedhën e kampionatit, përderisa Barcelona e ka kundërshtuar edhe shtyrjen e ndeshjes, për shkak të agjendës së ndeshjeve. Por, Federata tanimë ka konfirmuar se ndeshja është shtyrë. Dy klubet dhe La Liga pritet të arrijnë marrëveshjen për datën e re të kësaj ndeshjeje deri të hënën e ardhshme. Like 0