Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ministri i Tregtisë, Endrit Shala ka thënë se pati privilegjin për të dorëzuar sot çertifikatën e regjistrimit të biznesit të kombinatit metalurgjik ‘’Trepça’’ tek ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka. Shala ka theksuar se me anë të kësaj çertifikate gjiganti metalurgjik ‘’Trepça’’ tashmë është edhe zyrtarisht e shtetit dhe popullit të Kosovës. ”Është kënaqësi dhe privilegj që sot pata nderin që bashkë me zëvendëskryeministrin Dardan Gashi, ta dorëzoi certifikatën e regjistrimit të biznesit të kombinatit metalurgjik “Trepça” tek ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka. Tashmë gjiganti metalurgjik “Trepça” i takon edhe zyrtarisht shtetit dhe popullit të Kosovës ashtu siç i ka takuar gjithmonë. Urime qytetarë të Kosovës dhe punëtorëve të “Trepçës”. E.SH” Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Sekretet e Thaçit për dialogun Presidenti Hashim Thaçi po e mban sekret përmbajtjen e takimeve me homologun e tij …