Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Dorëheqja e Zinedine Zidane disa momente më parë, i zuri në befasi të gjithë, e madje edhe drejtuesit e klubit Real Madrid. Zidane ka mbajtur konferencën e lajmëruar më herët për në orë 13:0 në qendrën stërvitore të Real Madridit, Valdebebas. Në konferencën për shtyp që ishte paralajmëruar vetëm sot në mëngjes, gazetarët kishin shumë pyetje, në t`cilat Zizu u përgjigj. Ai deklaroi se pas tri viteve në stolin e “Los Blancos”, ishte koha e duhur për t’u larguar sepse nevojiteshin ndryshime. “Mendoj se pas tri viteve ka qene momenti qe të largohem sepse nevojiteshin ndryshime dhe jo të gjithë do të pajtohen me këtë vendim, por unë kështu kam vendosur”, tha Zidane. Në pyetjen se a do të drejtoj një tjetër ekip dhe kur e ka informuar skuadrën, Zidane u përgjigj: “Nuk do të drejtoj ndonjë skuadër tjetër për momentin, kurse edhe lojtarët e kanë kuptuar sot lajmin. Kam biseduar edhe me kapitenin Sergio Ramos dhe ai e respekton vendimin tim për t’u larguar dhe më ka uruar të gjitha të mirat për të ardhmen”. Zidane po ashtu tha se ndër momentet më të mira të qëndrimit të tij në Real Madrid këto tri vite, ishte fitimi i LA Ligas sezonin e kaluar, po ashtu edhe Liga e Kampionëve, por kampionati spanjoll mbetet titulli i tij më i preferuar. Derisa për momentin më të keq, përmendi humbjen këtë edicion në Copa del Rey, me ç’rast në çerekfinale u eliminua nga Leganes. Like 0
Dorëheqja e Zinedine Zidane disa momente më parë, i zuri në befasi të gjithë, e madje edhe drejtuesit e klubit Real Madrid. Zidane ka mbajtur konferencën e lajmëruar më herët për në orë 13:0 në qendrën stërvitore të Real Madridit, Valdebebas. Në konferencën për shtyp që ishte paralajmëruar vetëm sot në mëngjes, gazetarët kishin shumë pyetje, në t`cilat Zizu u përgjigj. Ai deklaroi se pas tri viteve në stolin e “Los Blancos”, ishte koha e duhur për t’u larguar sepse nevojiteshin ndryshime. “Mendoj se pas tri viteve ka qene momenti qe të largohem sepse nevojiteshin ndryshime dhe jo të gjithë do të pajtohen me këtë vendim, por unë kështu kam vendosur”, tha Zidane. Në pyetjen se a do të drejtoj një tjetër ekip dhe kur e ka informuar skuadrën, Zidane u përgjigj: “Nuk do të drejtoj ndonjë skuadër tjetër për momentin, kurse edhe lojtarët e kanë kuptuar sot lajmin. Kam biseduar edhe me kapitenin Sergio Ramos dhe ai e respekton vendimin tim për t’u larguar dhe më ka uruar të gjitha të mirat për të ardhmen”. Zidane po ashtu tha se ndër momentet më të mira të qëndrimit të tij në Real Madrid këto tri vite, ishte fitimi i LA Ligas sezonin e kaluar, po ashtu edhe Liga e Kampionëve, por kampionati spanjoll mbetet titulli i tij më i preferuar. Derisa për momentin më të keq, përmendi humbjen këtë edicion në Copa del Rey, me ç’rast në çerekfinale u eliminua nga Leganes.