Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr 11 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e djegies së banesës në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë. Këtë e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, shkruan lajmi.net. Ata kanë thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 09:30 të mëgjesit, teksa gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK. “Sot rreth orës 09:30, policia ka marrë informatën se ka shpërthyer një zjarr në një banesë në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Deri tani gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, një nga ta është dërguar në QKUK- Prishtinë, për trajtim mjekësor, ndërkohe që 5 te tjerët tretmanin e kanë marrë në vend ngjarje ( probleme me frymëmarrje nga tymi)”, kanë thënë nga Policia e Kosovës. Ndërkaq nuk dihen shkaktarët e zjarrit. Një nga dëshmitarët ka thënë se ka qenë jashtë lokalit të tij kur familjarët e kanë thirrur për flakën që kishte shpërthyer në një banesë aty. Sipas këtij dëshmitari zjarri kishte shpërthyer në banesën e një të riu i cili jeton në kushte të rënda. Sipas këtij dëshmitari, ky i ri nuk i ka kushtet elementare për jetë, madje në banesën e tij thotë se nuk ka as rrymë qe tre muaj dhe ai shfrytëzon qirinjtë. Ky sipas këtij qytetari mund të jetë shkaku i zjarrit.“Isha jashtë lokalit. Më ka thirrë Lorika dhe më ka thanë o Afirm hajde se u kall Enisi. Në atë moment i kemi qitë jashtë ish kanë komplet dhoma tu kallë. Enisi është pronari i ndërtesës. Ai është rast social. Nuk e di si ka ndodhë, a ke qenë me qiri apo si, rrymë nuk ka pasë në banesë. Është lëndu Enisi dhe dy vajza. Ai djali banon vetë. Jeton në kushte të vështira. Rrymë nuk ka pasë. Ai ka qenë në gjendje jo të mirë. Unë e kam qitë jashtë. Poshtë ndihma e parë është vonuar dhjetë minuta derisa ka ardhë”, rrëfen ai Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Haradinaj: Po na testojnë për taksën, e kam të vështirë se jam i vetëm Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se e ka të vështirë për vendimet …