Emisari special i presidentit të SHBA për dialogun Beograd-Prishtinë Richard Grenell thotë se pavarësisht progresit të bërë, ka një rrugë të gjatë për të normalizuar marrëdhëniet midis dy palëve.

Duke folur në një emision të radios amerikane me gazetarin Hugh Hewitt në lidhje me rinovimin e paralajmëruar të linjës ajrore Beograd-Prishtinë dhe trafikut hekurudhor, Grenell tha se sugjerimi i presidentit amerikan Donald Trump ishte të përdorë ekonominë për të ngritur çështje politike.

Ai vlerësoi se “disa marrëveshje të vogla” ishin arritur gjatë dialogut.

“Por unë e shikoj rrugën përpara pasi është ende një rrugë e gjatë, në përpjekje për të arritur normalizimin. Por ne kemi një përparim, “tha Grenell.

 

I dërguari special tha që Trump i kishte kërkuar që të vinte në dyshim opinionin publik për të parë nëse Beogradi dhe Prishtina, s i dhe drejtuesit e të dy palëve, ishin të interesuar për një lloj marrëveshje dhe se ai pastaj filloi bisedimet.

“Ajo që mësova në një bisedë me të dy palët dhe sektorin privat, dhe takimi im i parë ishte me komunitetin e biznesit nga të dy palët, është se ata thjesht dëshirojnë normalizimin ekonomik”, tha Grenell.

Atëherë, siç u shpreh ai, qëllimi ishte ngritja e tregtisë në një nivel më normal.

“Dhe ajo që kuptuam është se trafiku ajror, hekurudhor dhe ai rrugor duhet të normalizohet. Duhej të kishim fluturimin e parë nga Prishtina për në Beograd pas 21 vjetësh. Dhe kështu filluam të punojmë për të dhe ne ishim në gjendje të arrinim një marrëveshje, “tha Grenell.

 

Duke folur për luftën në Kosovë, Grenell tha se ishte një çështje e nxehtë mbi të cilën punoi administrata Clinton dhe duke përfshirë NATO, duke shtuar se konfliktet dhe luftërat në masë të madhe formuan pikëpamjen e tij për Ballkanin dhe Evropën, por ishte nder të shkonin në Ballkan për të provuar pajtimin e të dy palëve.

Grenell theksoi se administrata Trump, në “stilin e saj tipik”, po përpiqet të shtyjë të dy palët të pajtohen pa imponuar një “ide amerikane”.

Në vend të kësaj, tha ai, se administrata Trump po mundohet të vendosë pyetjet për presidentin serb Aleksandar Vuciq, presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurti: “A keni vullnetin politik për të ecur përpara, për të krijuar vende pune për të rinjtë dhe me të vërtetë të ndryshoni ekonominë?”

“Unë mendoj se përgjigjja është po, edhe pse situata politike është e vështirë. Unë vazhdimisht u them palëve se do të përqendrohemi në ekonomi dhe se do të përpiqemi të krijojmë vende pune për të rinjtë në mënyrë që të qëndrojnë në rajon. Dhe le t’i lëmë mënjanë çështjet politike derisa të krijojmë një impuls në ekonomi “, tha Grenell.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme