Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Zyrtarë të Bashkimit Evropian kanë deklaruar për gazetën “Zëri” se nga institucionet kosovare po presin dëshmi të fuqishme në luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit. Muajin e ardhshëm Komisioni Evropian pritet të dalë me raport për çështjen e liberalizimit të vizave me Kosovën. Bashkimi Evropian po pret nga institucionet vendore dëshmi të fuqishme në luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit, në mënyrë që të përmbushet edhe kriteri i fundit i mbetur për liberalizim të vizave me Kosovën. Zyrtarë të lartë të BE-së kanë deklaruar se sapo Komisioni Evropian ta vlerësojë se kriteri i fundit për liberalizim të vizave është përmbushur nga pala kosovare, atëherë propozimi i KE-së duhet të miratohet nga Parlamenti Evropian dhe në fund nga Këshilli i Ministrave. “Shpresojmë që ky proces të përfundojë së shpejti”, kanë deklaruar zyrtarët e BE-së, duke shtuar se derisa vlerësimi i KE-së është duke vazhduar, atëherë çdo progres që do ta raportojë Kosova do t’i ndihmojë institucioneve të BE-së për të dalë me vendim pozitiv për liberalizimin e vizave.“Aktualisht procesi i vlerësimit është duke vazhduar. Ne jemi në kontakte të përditshme me autoritetet kosovare. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kushtetuesja hedh poshtë votën e deputetit Arifi, vendi shkon në zgjedhje Gjykata Kushtetuese ka nxjerr aktgjykim pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për shpalljen të pavlefshëm …