Zyrtarë të Bashkimit Evropian kanë deklaruar për gazetën “Zëri” se nga institucionet kosovare po presin dëshmi të fuqishme në luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit. Muajin e ardhshëm Komisioni Evropian pritet të dalë me raport për çështjen e liberalizimit të vizave me Kosovën.

Bashkimi Evropian po pret nga institucionet vendore dëshmi të fuqishme në luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit, në mënyrë që të përmbushet edhe kriteri i fundit i mbetur për liberalizim të vizave me Kosovën.

Zyrtarë të lartë të BE-së kanë deklaruar  se sapo Komisioni Evropian ta vlerësojë se kriteri i fundit për liberalizim të vizave është përmbushur nga pala kosovare, atëherë propozimi i KE-së duhet të miratohet nga Parlamenti Evropian dhe në fund nga Këshilli i Ministrave.

“Shpresojmë që ky proces të përfundojë së shpejti”, kanë deklaruar  zyrtarët e BE-së, duke shtuar se derisa vlerësimi i KE-së është duke vazhduar, atëherë çdo progres që do ta raportojë Kosova do t’i ndihmojë institucioneve të BE-së për të dalë me vendim pozitiv për liberalizimin e vizave.“Aktualisht procesi i vlerësimit është duke vazhduar. Ne jemi në kontakte të përditshme me autoritetet kosovare.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme