Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ylli portugez, Cristiano Ronaldo ka arritur në shifrën e 300 golave të shënuara në kampionatin spanjoll, La Liga, ku të gjitha vijnë me skuadrën e Real Madridit. Ronaldo vazhdon të thyej rekorde dhe të arrij majat në aspektin individual në futboll, duke arritur në shifrën e 300 golave në La Ligas. Portieri i Alavesit, Fernando Pacheco pranoi golin e 299 dhe 300-të të karrierës së Ronaldos në La Liga në mbrëmjen e së shtunës. Në mënyrë të jashtëzakonshme, portugezi ka arritur këtë moment historik më shpejtë sesa e bëri rivali i tij i urryer, Lionel Messi. Kjo përballje me Alavesin ishte paraqitja e 285-të e La Ligas për numrin 7 të Real Madridit, ndërkohë që Messi kishte luajtur 326 ndeshje deri në kohën që ai arriti në objektivin e 300 golave në ligë. Është një raport i jashtëzakonshëm i golave për Ronaldon, i cili deri më tani ka një mesatare superiore me 1.05 gola në ndeshje të La Ligas. Megjithatë, Messi ende kryeson listën e shënuesve më të mirë të të gjitha kohërave me plot 368 gola nga 406 paraqitje, me mesatare pre 0.90 gola për ndeshje. Ronaldo është i qetë në vendin e dytë me 300 gola tani apo 49 më shumë se Telmo Zarra në vendin e tretë me 251 gola dhe shumë legjenda tjera në top 10 të shënuesve Like 0