Faqja Kryesore Teknologji Google ka larguar një nga pjesët më të rëndësishme të platformës së saj të kërkimit. (FOTOGRAFIT)

Google ka larguar një nga pjesët më të rëndësishme të platformës së saj të kërkimit. (FOTOGRAFIT)

1 Min e Lexuar
0
0
171

Google ka larguar një nga pjesët më të rëndësishme të platformës së saj të kërkimit.

Kompania ka larguar butonin “view image” (shiko imazhin) në platformën e saj. Kjo do të thotë se njerëzit tani më s’mund të hapin lehtë një fotografi të cilën e kanë kërkuar në Google – dhe ta shkarkojnë atë për përdorim të mëvonshëm.

Tani njerëzit vetëm do të mund ta shohin fotografinë në faqen ku ajo ndodhet, transmeton Gazeta Express.

Kjo nënkupton se për ta marrë foton duhet të klikoni në uebfaqe dhe t’iu bindeni rregullave të saj, në vend se thjeshtë ta merrni atë.

Këtë ndryshim Google po e bën për shkak se njerëzit po i “vjedhin” fotografitë e të tjerëve, përmes shkarkimit të thjeshtë.

Për momentin, është e mundur që ta ktheni veçorinë e Google duke e shkarkuar një shtesë të Chrome. Një shtesë e tillë, View Image, e kthen butonin prapa.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Teknologji