Botë Ballkani perëndimor mbetet edhe më tutje kërcnim për”SHBA” me shkall të lartë Nga Wikiliks U postua 19/06/2019 3 Min e Lexuar 0 0 35 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidenti i SHBA Donald Trump e ka vazhduar shkallën e lartë të paralajmërimit në lidhje me Ballkanin Perëndimor e cila është në fuqi prej vitit 2001. Trump e ka informuar Kongresin e SHBA se kërcënimi për shkak të cilit është futur një shkallë e tillë e paralajmërimit, edhe më tutje ekziston, ka kumtuar Shtëpia e Bardhë. “Kërcënimi i cili pasqyrohet me veprimet e personave të cilët janë të kyçur, ndihmojnë, financojnë apo po e përkrahin dhunën ekstremiste në Maqedoninë e Veriut dhe shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor, si dhe pengimet e implementimit të Marrëveshjes së Dejtonit në BeH apo Rezolutës së KB 1244 në Kosovë nuk janë larguar”, pretendohet në vendim të cilin e ka nënshkruar Trump. Në vendimin e Trumpit të dërguar Kongresit pretendohet se “aktet e dhunës ekstremiste dhe pengesat, të theksuara në urdhëresën ekzekutive (nga viti 2001) janë armiqësore ndaj interesave amerikane dhe edhe më tutje paraqesin kërcënim jashtëzakonisht të madh kundër sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme të SHBA”. “Për shkak të kësaj kam vendosur se është e nevojshme që shkalla e paralajmërimit të lartë në lidhje me Ballkanin Perëndimor të mbetet në fuqi edhe pas 26 qershorit 2019”, ka thënë Trump. Urdhëresën ekzekutive për shkallën e lartë të paralajmërimit në lidhje me Ballkanin Perëndimor për herët të parë e ka nënshkruar George Bush më 26 qershor 2001. Ajo është plotësuar në vitin 2003 në mënyrë që t’i përshinë hapat shtesë në lidhje me pengimin e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit në Maqedoninë e atëhershme. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Joe Biden në një bisedë telefonike me Ursula von der Leyen mbështet integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, në një bisedë telefonike të …