Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Se Bayern Munich është një tjetër nivel nga skuadrat tjera në Bundesliga e ka treguar edhe derbi ndaj Borussia Dortmundit. Bavarezët fituan në Allianz Arena me rezultat 6-0 ndaj BVB-së. Goli i parë në takim u shënua nga Rober Lewandoski në minutën e pestë, pas nëntë minutash shënoi edhe James Rodriguez. Foto: FC Bayern München/Twitter Në pjesën e parë u shënuan edhe tre gola tjerë: Thomas Muller (23′), Lewandoski (44′) dhe Frank Ribery (45+1′). Pasi çështja e fituesit u mbyll në pjesën e parë, në pjesën e dytë kishte vetëm një gol përkundër rasteve të shumta. Ishte Lewandoski ai që shënoi në minutën e 87-të dhe kompletoi het-trikun. Foto: Borussia Dortmund/Twitter Pas kësaj fitore Bayerni vazhdon në pozitën e parë me 69 pikë, kurse BVB renditet i treti në tabelë me 48 pikë. Ndeshja e ardhshme e klubit bavarez është kundër Augsburgut, ndërsa Dortmundi pret Stuttgartin. Like 0