Botë Shkon në 30 numri i viktimave pas sulmit në Japoni Nga Wikiliks U postua 18/07/2019 1 Min e Lexuar 0 0 102 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Zyrtarë të sigurisë në Japoni konfirmojnë se deri tani 30 persona janë konfirmuar të vdekur pas një sulmi mbi një studio të animacionit në Kyoto të Japonisë. Zyrtari i Zjarrfikësve të qytetit të Kyotos, Mikihide Daikoku, ka thënë se 36 të tjerë janë të lënduar, disa prej të cilëve janë në gjendje kritike. Daikoku ka thënë personi që i ka vënë zjarrin ndërtesës është ndër të lënduarit dhe gjendet në spital duke marrë trajtimin e duhur. Ende nuk dihet se pse personi në fjalë ka vënë zjarrin ndërtesës. Drejtori i kësaj studio ka thënë se ka pasur kërcënime me vdekje të shpeshta kohët e fundit ndaj gjithë studios. Ai nuk e kupton se si ka ardhur gjendja deri këtu. Kjo është një ndër tragjeditë më të mëdha në histori të Japonisë Like 0
Tërmet në Shqipëri Një tërmet është regjistruar pak minuta më parë në Shqipëri. Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane, …