Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Gjatë seancës së fundit të rregullt të Parlamentit republikan në Beograd, deputeti i vetëm shqiptar, Fatmir Hasanit, kangritur çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, si një pakicë e cila vazhdimisht po diskriminohet, përkundër shumë zotimeve të funksionerëve serbë në Beograd. “Nga dhjetori i vitit 90’ e këndej , Partia për Veprim Demokratik, e vetme apo në koalicion me partitë e tjera shqiptare nga Lugina e Preshevës rregullisht ka pasur një apo dy përfaqësues në Parlamentin republikan, ndërsa nga viti 2007 deputeti popullor nga qenë i interesuar që të jenë pjesë e shumicës parlamentare që së bashku me Qeverinë e Serbisë dhe me Trupin Koordinues t’i zgjidhin problemet thelbësore të qytetarëve shqiptarë të tre komunave të Luginës së Preshevës. Megjithate, deri më tani nuk ka pasur asnjë gatishmëri që të fillohet me zgjidhjen e problemeve të pakicës shiqptare në Serbi” – deklaroi Hasani. “As kjo shumicë paralmentare nuk ka shpreh gatishmëri për një bashkëpunim rreth zgjidhjes së problemeve të shqiptareve në Serbi, aq më shumë, nuk ka rrespektur marrëveshejn rreth ristrukturimit të Trupit Koordionues, të nënshkruar nga ministri për pushtet dhe vetadministrim lokal, ambasadori i OSBE-së, dhe deputeti popullor shqiptar, si person legjitim i shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Aq më tepër, as program i masave urgjente rreth zgjidhjes së problemeve të shqiptarëve të aprovuar nga Qeveria e Serbisë në qershor të vitit 2013-të, nuk ka pasur asnjë nismë serioze” – shtoi Hasani gjatë seancës plenare. “Unë si përfaqësues legjitim i vetëm i shqiptarëve nëpërmjet një shkrimi të datës 04.09.2017-të, kam tentuar të jap ndihmën time për zgjidhjen e shumë problemeve që ballafaqohen bashkëkombasit e mit, megjithate jam injoruar. Në cilësinë e të mandatuarit, tanimë president i Serbisë, Aleksnadar Vuçiq, gjatë takimit që patëm më 8 qershor të vitit 2016-të, ka theksuar se, kërkesat e shqipatarëve janë kërkesa reale dhe lehtë të zbatuara, por pa asnjë shenjë ndryshimi në praktikë” – sqaroi Hasani “Tani pyes qeverinë, çka duhet ende të bëjmë që të rrespektohet marrëveshja në mes përfaqësuesve të PVD-së dhe qeverisë serbe, që shqiptarëve të Luginës së Preshevës, t’iu zgjidhen problemet esenciale që u janë grumbulluar me vite të tëra?” – pyeti Hasani, qevrinë në Beograd. Megjithate, nuk ka asnjë përgjigje zyrtare ndaj çështjes së shqiptarëve të ngritur të deputetit Hasani. Fatmir Hasani, është deputet i vetëm shqiptar edhe në ketë përbërje të Kuvendit Republikan./Lugina-Lajm/ Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Johannes Hahn sot në Kosovë taksa prej 100% e sjell atë sot në Prishtin Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn, do të qëndrojë sot për vizitë …