Një aeroplan ushtarak u rrëzua pranë Kovaçicës në Serbi, me ç’rast piloti ka humbur jetën dhe tjetri është plagosur.

Një nga aeroplanët luftarakë “Super Galeb G-4”, gjatë katapultimit, një pilot i Qendrës për testime fluturuese ka vdekur, ndërsa piloti i dytë u plagos, njoftoi Ministria e Mbrojtjes së Serbisë.

Mediat serbe raportojnë duke iu referuar burimeve se në momentin e rrëzimit piloti dhe bashkëpiloti ishin në avion dhe njëri prej tyre ka ndërruar jetë. Pilotët  ishin në trajnime të rregullta fluturimi, sipas N1,

Ndihma e parë është në vendin e ngjarjes dhe helikopterët janë nisur për Kovaçicë.Personi i plagosur është dërguar për trajtim në Akademinë Ushtarake Mjekësore transmetojne mediat serbe .

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme