Botë Tronditet Hong Kongu, sulmues të maskuar dhunojnë njerëzit në stacionin e trenit video Nga Wikiliks U postua 22/07/2019 2 Min e Lexuar 0 0 35 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Dhjetëra persona të maskuar dhe të armatosur me shkopinj kanë sulmuar një stacion treni në lagjen Hong Kong të Yuen Long. Videot dhe fotot e postuara në rrjetet sociale tregojnë meshkujt, të gjithë në bluza të bardha, duke sulmuar dhunshëm njerëzit në stacion dhe brenda trenave. Sipas raportimeve të para, 45 persona kanë mbetur të lënduar, njëri prej tyre në gjendje të rëndë. Ky sulm ndodhi pas tubimit të fundit pro-demokracisë në qendër të Hong Kongut, ku policia përdori gazin lotsjellës dhe plumba gome ndaj protestuesve. Është e paqartë se kush janë personat e maskuar, por ata sulmuan udhëtarët dhe njerëzit që po ktheheshin nga protestat. Disa ligjvënës ngritën pyetjen pse policia ishte e ngadaltë për të arritur në vendin e ngjarjes. Policia të hënën tha se nuk kishin bërë asnjë arrestim, por ende po kryenin hetimet. Një sulm i tillë vjen pas protestës pro demokraci të zhvilluar në qendër të Hong Kongut, ku u raportua se policia ka përdorur edhe gaz lotsjellës dhe plumba gome për të shpërndarë turmën. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Dita Ndërkombëtare e Tokës shënohet edhe në Bujanoc Sot, më 22 prill u shënua Dita Ndërkombëtare e Tokës edhe në Bujanoc Me …