Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq udhëton sot në Berlin ku do të bisedojë me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe një prej temave kyçe do të jetë marrëveshja detyruese mbi normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë. Nga kabineti i kancelares gjermane është kumtuar se temat e takimit me Vuçiqin gjatë drekës së punës do të jenë çështjet rajonale dhe çështjet e politikës evropiane. Vuçiq më herët këtë javë ka thënë se ky takim është i rëndësisë së veçantë për ardhmërinë e Serbisë, por se “nuk pret që do të vijë deri te ndryshimi i raportit të Gjermanisë sa i përket pavarësisë së Kosovës”. Ai ka thënë se shpreson se kancelarja do të ketë mirëkuptim për qëndrimin e Serbisë sa i përket pavarësisë së Kosovës. Vuçiq dhe Merkel kanë biseduar edhe më 27 shkurt në Berlin, ku një prej temave kryesore ishte kërkesa e Gjermanisë për marrëveshjen detyruese mbi normalizimine marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë. Kryetari serb ka thënë se deri më 20 prill do të ketë një sërë takimesh me zyrtarët evropian dhe botëror për shkak të Kosovës Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Nis për të tretën ditë grumbullimi i protestuesve serbë, KFOR-i bën thirrje për shtensionim të situatës Ka nisur sërish grumbullimi i protestuesve në tri komunat në veri të Kosovës, atë …