Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Në ambientet e Administratës komunale të Bujanocit, sot është nënshkruar kontrata për asfaltimin dhe zgjerimin e rrugës, Breznicë – Muhoc në vlerë prej 4.1 milionë dinarë. Kontratën për zgjerimin dhe asfaltimin e këtij aksi rrugor, është nënshkruar ndërmjet kryeshefit të administratës komunale, Fadil Alitit dhe Driton Hetemit, përfaqësues i kompanisë “Seba Bellça”. “Sot kemi nënshkruar kontratën mbi zgjerimin dhe asfaltimin e rrugës Breznicë – Muhoc, e cila është vazhdimësi e projektit të vitit të kaluar, ndërsa vlera e kontratës së sotme kapë vlerën prej 4.159.320 dinarë. Punimet në ketë aks rrugor, do të nisin brenda 10 ditëve dhe do të zgjasin për 30 ditë” – deklaroi Enver Ramadani, kryeshef për investime dhe zhvillim. Like 0
Mustafa uron Komunën e Preshevës: Fushatat përfunduan, përgjegjësitë u ndanë, koha për punë e dinjitet Kryetari i Keshillit Kombetar Shqiptare z. Ragmi Mustafa ka uruar Komunen e Presheves per …