Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Këshilli Kombëtar Shqiptar reagon rreth gjendjes së arsimit fillor dhe të mesëm me mësim në gjuhën shqipe. Vendimet për emërimin e drejtorëve dhe ushtruesve të detyrës së drejtorit në shkolla me mësim në gjuhën shqipe nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik është shkelje flagrante mbi normat ligjore, nënvizohet në shkresën drejtuar kësaj ministrie. Neni 12 paragrafi 2 pika 4 i Ligjit për Këshillat Kombëtare të pakicave nacionale si dhe neni 128 paragrafi 5 i Ligjit për bazat e arsimit dhe edukimit theksojnë qartë kompetencën e Këshillit Kombëtar Shqiptar në procesin e vendimmarrjes në shkarkimin e udhëheqësve të institucioneve arsimore me mësim në gjuhën shqipe Në shkresë nënvizohet mungesa e vullnetit dhe gatishmërisë politike për bashkëpunim të ndërsjellë që synon organizimin më të mirë të mësimdhënies, menaxhimin më të përgjegjshëm të institucioneve arsimore dhe sigurimin e procesit cilësor të arsimit në këto shkolla. Këshilli Kombëtar Shqiptar është i vetëdijshëm për kompetencat dhe mundësit ligjore të Ministrit. Sidoqoftë, është e papranueshme që në kundërshtim me vendimet e Këshillit Kombëtar Shqiptar të përcaktohen drejtuesit e institucioneve arsimore. Shkollat në gjuhën shqipe nuk duhet të shihen si teren i “betejave politike”, por institucione në të cilat është e ardhmja jonë dhe cilësia e fëmijëve tanë është thënë në shkresë dhe ka kërkuar që në procesin e emërimit të drejtorëve të rinj, Ministria mos t`i nënshtrohet presioneve dhe rekomandimeve politike dhe të subjekteve politike. Mënyra e vendimmarrjes nga Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik për shkollat fillore si “9 Maj” në Leran, “Dituria” në Corrroticë, “MuharemKadriu” në Tërnoc dhe së fundi “Ibrahimi Kelmendi” në Preshevë është jo transparent. Politizimi i arsimit shqip në këtë formë brutale shkakton ndoshta pasoja të pariparueshme për misionin fisnik që kanë institucionet arsimore. Gjithashtu, Këshilli Kombëtar Shqiptar konkludon se arsimi në komunitetinshqiptar ka disponueshmërinë, aksesushmërinë, por ka problem të madh në pranueshmërinë e përshtatshmërinë si parime të standardizuara ndërkombëtare. Mungesa e teksteve shkollore në gjuhën shqipe nuk është problem që duhet të zgjidhet në mënyrë sipërfaqësore dhe administrative. Nuk është çështje e procesit. Është çështje e të drejtave themelore të fëmijëve, kjo është çështje e barazisë. Këshilli Kombëtar Shqiptar mbetet i hapur dhe plotësisht i përkushtuar për të konsumuar të gjitha normat ligjore. Ligjet në fuqi ofrojnë tre mënyra që tashmë janë të njohura për të gjithë edhe për sigurimin e teksteve mësimore në gjuhën shqipe. Çështja e teksteve shkollore në gjuhën shqipe është sprovuar në të kaluarën në dy nga tre mënyrat (përmes përkthimit dhe përpilimit nga autorët lokale). Pa sukses. Këshilli Kombëtar Shqiptar tashmë ka dorëzuar listën e teksteve në gjuhën shqipe Ministrisë së Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik e që duhet siguruar përmes Ministrisë Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Republikës së Shqipërisë. Si një masë emergjente, së paku, para çdo procesi tjetër, duhet të sigurojmë një tekst për çdo lëndë për shkollat fillore dhe të mesme. Që të përfundojë një proces diskriminues ndaj fëmijëve shqiptarë dhe të vendosim barazi me fëmijët e tjerë në Serbi. E drejta për arsim dinjitoz dhe të standardizuar është një e drejtë elementare e garantuar me Kushtetutë. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik ka paralajmëruar një Memorandum të mundshëm të Mirëkuptimit me shtetet amë për disa pakicat në Serbi, përfshirë edhe komunitetin shqiptar. Këshilli Kombëtar Shqiptar, siç dihet ka propozuar tri tema që duhet të adresohen dhe mbetemi të përkushtuar për të avokuar zgjidhjet fleksibile dhe kreative të domosdoshme për të përmbushur kushtet themelore për arsimin në gjuhën shqipe të paraparë me dokumentet fundamentale ndërkombëtare dhe kornizën ligjore. Vlen të theksohet se pengesat dhe vështirësitë në sigurimin e teksteve shkollore në gjuhën shqipe si dhe veprimet në procesin e vendimmarrjes për shkarkimin dhe emërimin e udhëheqësve të institucioneve arsimore në gjuhën shqipe nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik ka sjellë në dilema të theksuar dhe rishqyrtim mundësinë e bashkëpunimit me Këshillin Kombëtar Shqiptar. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Heidi Lushtaku bëhet imazh i firmës zvicerane “Grisogono” Heidi Lushtaku njihet për sharmin dhe bukurinë që e ka. Ajo është ndër modelet …