Faqja Kryesore ShowBiz Heidi Lushtaku bëhet imazh i firmës zvicerane “Grisogono”

Heidi Lushtaku bëhet imazh i firmës zvicerane “Grisogono”

3 Min e Lexuar
0
0
478

Heidi Lushtaku njihet për sharmin dhe bukurinë që e ka. Ajo është ndër modelet më të njohura në Zvicër dhe jashtë saj.

Bukuroshja shqiptare e cila banon në Cugy, frankokon i Zvicrës së fundmi ka reklamuar për koleksionin e ri të markës zvicerane “Grisogono”, e cila është ndër më të njohurat në Zvicër dhe operon edhe në shumë shtete të tjera të botës, shkruan “albinfo.ch”.

Ashtu si herëve të tjera, Heidi edhe këtë herë është shfaqur më simpatike se kurrë më parë, teksa reklamon stolitë e çmuara të cilat janë më gurë të diamantit të firmës luksoze zvicerane.

Heidi ka shkëlqyer me një fustan të bardhë duke shfaqur format e saj fantastike trupore.

Kim Kardashian, Ivana Trump, Chris Rock, Robert De Niro dhe bashkëshortja e tij, Grace Hightower, Kanye West, Chanel Iman e shumë të tjerë ishin të pranishëm ndërsa Milla Jovovich dhe Bella Hadid janë të ftuarit e nderit të këtij viti.

Në fakt, Heidi Lushtaku edhe dy vite më parë ka qenë e ftuar si mysafire në Kanë, pikërisht nga firma “Grisogono” ku ka pasur për detyrë të vë në duar stolitë e kësaj firme.

Besoni ose jo, vetëm për një vit, ajo ka bërë 8 kontrate si imazh i firmave të njohura. “Jam imazh i Clinic Lemanic, produkteve kozmetike, La Vallee, Laurent Membrez, Hera, Swiss Training, Bhi Coiffur, Mira Esthetique, PKZ, pastaj punoj edhe me disa firma dhe magazina gjatë vitit”, tregon Heidi duke shtuar se të gjitha kontratat e saj janë disa vjeçare.

Ndërkohë, përveç sukseseve në fushën e modelimit, Heidi tash e dy vite është në lidhje me boksierin shqiptar që jeton në Gjermani, Robin (Haxhi) Krasniqin.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në ShowBiz