Në ambientet e Administratës komunale të Bujanocit, sot është nënshkruar kontrata për asfaltimin dhe zgjerimin e rrugës, Breznicë – Muhoc në vlerë prej 4.1 milionë dinarë.

Kontratën për zgjerimin dhe asfaltimin  e këtij aksi rrugor, është nënshkruar ndërmjet kryeshefit të administratës komunale, Fadil Alitit dhe Driton Hetemit, përfaqësues i kompanisë “Seba Bellça”.

“Sot kemi nënshkruar kontratën mbi zgjerimin dhe asfaltimin e rrugës Breznicë – Muhoc, e cila është vazhdimësi e projektit të vitit të kaluar, ndërsa vlera e kontratës së sotme kapë vlerën  prej 4.159.320 dinarë. Punimet në ketë aks rrugor, do të nisin brenda 10 ditëve dhe do të zgjasin për 30 ditë” – deklaroi Enver Ramadani, kryeshef për investime dhe zhvillim.

 


 

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme