Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Sot mbahet mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës ku pritet të diskutohet për kandidatin për kryeministër nga radhët e kësaj partie. Deri më tani është përfolur emri i Vjosa Osmanit, si kandidate potenciale për kryeministre nga radhët e LDK-së, mirëpo mbetet të shihet sot se a do të nominohet apo jo nga kryesia e partisë së saj. Kryesia e LDK-së të shtunën e kaluar ka lënë të hapur mundësinë që kjo parti të shkojë në koalicion parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje. Madje për këtë gjë pritet të merret vendim po ashtu në mbledhjen e sotme të Kryesisë së LDK-së. Takimi i strukturave të LDK-së vjen dy ditë pas mbledhjes së parë të Kryesisë së LDK-së të shtunën, në të cilën nuk morën pjesë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ai i Podujevës, Agim Veliu./Telegrafi/ Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Rikthehen kolonat në pikëkalimet kufitare për të hyrë në Kosovë Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritja për të hyrë në Kosovë nga pika …