Një 17 vjeçar ka humbur jetën në QKUK, shkaku i një aksidenti që kishte ndodhur më 17.08.2019 në rrugën “UÇK” në Rahovec.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zyrtarja e policisë në Gjakovë, Lirije Podrimaj.

Viktima ka ndërruar jetë sot, dhe trupi i pajetë iu është liruar familjarëve.

” Me datë 26.08.2019, policia në Gjakovë ka marr informacion nga mjeku kujdestar në QKUK-Prishtinë se ka ndërruar jetë viktima e aksidentit F.Sh/mashkull, shtetas i Kosovës i lindur në vitin 2002. Aksidenti ka ndodhur me datë 17.08.2019 në rrugën “UÇK” në Rahovec. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i çështjes dhe me urdhrin e tij trupi i pa jetë ju është liruar familjarëve”, ka thënë Podrimaj. /Telegrafi/

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme