Botë Turqia refuzonë armëpushimin mbi 275 mijë persona deri tani janë zhvendisur Nga Wikiliks U postua 16/10/2019 1 Min e Lexuar 0 0 23 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Mijëra persona janë larguar nga Siria e Veriut, ndërkohë që sulmi turk përshkallëzohet, sipas zyrës së OKB për Bashkërendimin e Punëve Humanitare. Agjencia thotë se raportimet për njerëzit që zhvendosen sa vjen e rritet, ndaj numri real mund të jetë më i lartë. Autoritetet kurde thanë se janë zhvendosur 275 mijë persona deri tani. Ndërkohë, zv/presidenti turk tha për “Sky News” se Turqia nuk do të zmbrapset nga operacionet ushtarake dhe s’do të diskutohet asnjë armëpushim me forcat kurde në Siri. “Nuk mund të negociosh me terroristë”, tha zv/presidenti turk. “Nuk është realiste dhe partnerët tanë në Europë e NATO duhet ta ndryshojnë qëndrimin”. SHBA, ndërkohë, ka premtuar sanksione të ashpra ndaj Turqisë nëse nuk merr masa për armëpushim. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
MAQEDONASIT PROTESTOJNË KUNDËR GREQISË – POR E DJEGIN FLAMURIN SHQIPTAR Në protestën e djeshme që u mbajt në Shkup, kundër ligjit të gjuhëve dhe …