Për shkak se në të njëjtën kohë ka qenë këshilltare e Kuvendit komunal  të Preshevës dhe ka lidhur disa kontrata me të njëjtën Komunë, në bazë të të cilave ajo mori pjesë në prokurimin publik dhe përcaktimin e statusit të refugjatëve dhe personave të zhvendosur, Agjensiomi Kundër Korrupsion përcaktoi që Arzana Bajrami ishte në konflikt interesi dhe si rezultat, asaj iu dha një masë për të shpallur publikisht vendimin për shkelje të ligjit, njofton Southern Neës, përcjell “Bujanovacke”.

Siç shkruan më tej “Bujanovacke”, këshiltarja nga rradhët e Alternativës për Nryshim të Shqiprim Arifit,  për arsye se, në të njëjtën kohë ka qenë këshilltare e Kuvendit të Preshevës dhe ka lidh disa kontrata me të njëjtën Komunë, në bazë të të cilave ajo mori pjesë në prokurimin publik dhe përcaktimin e statusit të refugjatëve dhe personave të zhvendosur.

Sipas vendimit të Agjencisë, derisa ushtronte rolin e saj publik si këshilltaer në Kuvendin komunal, në muajin shkurt dhe shtator 2018, Bajrami nënshkroi dy kontrata të përkohshme pune me Komunën e Preshevës, sipas së cilës detyra e saj ishte të analizonte situatën dhe nevojat e lokale dhe të vogla ndërmarrje të mesme, zhvillimi i planit të investimeve kapitale për vitin 2018, zhvillimi i bazave të të dhënave të institucioneve të zhvillimit, plani dhe zbatimi i procedurave të prokurimit publik dhe mbledhja e ofertave në bashkëpunim me Komisionin e Prokurimit Publik

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme