Në mbledhjen e sontme të Degës së Partisë për Veprim Demokratik në Bujanoc, Driton Rexhepi, u nominua për kandidat për kryetar Komune të Bujanocit, derisa Enver Ramadani u nominua për kryetar të Asamblesë komunale të Bujanocit, të vlefshëm për zgjedhjet lokale të 26 prillit.

Në prezencën e mbi 110 Kuvendarëve, në një atmosferë të jashtëzakonshme, Kuvendarët e Degës së PVD-së u zotuan për një angazhim të mirëfilltë dhe përkushtim të sinqertë në arritjen e objektivave të përgjithshme deri në fitoren e ardhshme të 26 Prillit.

Të kalitur e formësuar mbi peshën e respektimit, mirëkuptimit, bashkërendimit e disiplinës. Pra në frymën e PVD-ës nuk mund të jet ndryshe nga ajo që pritet.

Mënyra më e mirë për të u rritur e për tu ngritur mes nesh e brenda nesh, po me ato synime dhe ideale, është vullneti për unitet.

Mundësia për ta bërë këtë është në duart tona. Kjo është shpresa në zemrat tona. Kjo është e ardhmja në të cilën besojmë. Një vend që me të vërtetë fuqizon çdo shqiptar të përparojë.

Kryetari i PVD-së dhe njëherit kryetari aktual i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi theksoi se  procesi përgaditor ka sjell dy kandidat të cilët me numrin e mjatueshëm të nënshkrimeve të kuvendarëve  janë nominuar dy kandidat  të degës së PVD-së në Bujanoc për kryetar komune.

” Është me rëndësi të theksoi se ky është proces i vetëm që po realizohet në strukturat e PVD-së   në Luginë të Preshevës,   që në suaza po thehen shabllonet 18 vjeçare të paraqitjes së dy kandidatëve krejtësisht të ri që deri tash nuk kanë qenë pjesë e kandidaturave për kryetar komune apo kryetar kuvendi, është një proces domokratik i cili mund të realizohet vetëm në PVD” është shprehur Shaip Kamberi.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme