Kryesia qëndrore e Partisë për Veprim Demokratik në mbledhjen e përfunduar pak më parë ka nominuar Shaip Kamberin, kryetarin e PVD-së, kandidat për Deputet në zgjedhjet parlamentare të 26 Prillit.

Shaip Kamberi, kryetari i PVD-së, do të jetë kandidati me numër 1 në Listën e përbashkët të partive politike shqiptare të dakorduar me iniciativë të Ministrit Cakaj në Tiranë dhe të nënshkruar nga kryetarët e pesë partive politike shqiptare.

Kryesia e PVD-së ka propozuar poashtu Edita Asllanin nga Presheva, kandidate për Listën e përbashkët për këto zgjedhje.

Në mbledhjen e Kryesisë qëndrore janë emëruar edhe përfaqësuesit e PVD-së që do të jenë pjesë e Shtabit të përbashkët zgjedhor për zgjedhjet parlamentare.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme