Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq ka deklaruar se nëse rekomandimet e Qeverisë nuk respektohen, asnjë masë e qeverisë serbe nuk do të sjellë rezultate, dhe se nëse do të ketë kaq shumë njerëz nëpër rrugë, do të pasojë vendosja e orës policore.

Duke folur për televizonin serb TV Përva, Bërnabiq ka deklaruar se ekzistojnë planet që të ndihmonen pensionistët ashtu që pensionet do t’u sillen në dorë, dhe të shtyhen pagesat e faturave pa llogaritje të kamatës, dhe se ata duhet të jenë të vetëdiciplinuar.

“Pa këtë, Qeveria po e ndjekë bishtin e vet. Nëse nuk respektohet vendimi për vetizolim maksimal shtëpiak, nëse njerëzit e moshuar nuk rrijnë nëpër shtëpi, atëherë kot i kemi shtyrë pagesat e faturave”, ka thënë Bërnabiq.

Ajo ka thënë se situatën me koronavirusin “mund ta mundim të gjithë së bashku dhe se çdonjëri duhet të jetë përgjegjës”, dhe nëse vazhdohet me mos respektim të rekomandimeve mund të krijohet “skenari italian dhe spanjoll”

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme