Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Shefi i Investimeve Kapitale në Komunën e Bujanicit Rahim Salihu ka reagurë përmes rrjetit social facebook ku ka kritikuar ashpër opozitën lidhur me blerjen e autoambulancës për shtëpin e shëndetit në Bujanoc Ky është shkrimi i plotë i Rahim Salihut : A e dini? Kejt qëta që sot po e kritikojnë Vendimin tonë për sigurimin e autoambulancës, më së shumti intervenojnë e kërkojnë favore për veten, miqt e të afërmit në të njejtën Ambulantë e nga e njejta ndihmë e shpejt. Nuk ka konkurs e mundësi që iu është dhënë e që nuk kanë punësuar të afërm në të njejtën Ambulantë të Serbisë. Kejt qëta që sot po na akuzojnë që po i blejmë autoambulancë Serbisë, së paku një herë e disa edhe shumë herë kanë kërkuar ndihmë, favore e lidhje në spitale të shumta të Serbisë, për vetën, të afërmit e përkrahësit e vet. Disa, në konto të kësaj, kanë siguruar edhe vota. Vite me radhë. Kejt qëta që po e kritikojnë Vendimin tonë që Ambulantën të pajisimin me autoambulancë për qytetarët tonë, ose nuk po e din ose nuk po dëshirojnë ta pranojnë, që ajo do të jetë, deri sa të zgjasë, autoambulanca e parë e siguruar nga Qeveria e Kosovës dhe kryeministri Kurti, për çdo nënë e fëmijë, të moshuar e të ri, të rrezikuar me jetë e të sëmurë të zakonshëm, të qytetit e Komunës ku jetojmë. Për dikë vendi ku do të kalojë momentet e fundit të jetës e për të tjerët vendi i cili do të shpëtojë jetë, shumë jetë. Kejt qëta duhet ta #NgrisinNivelin. Jo për neve, po për veten. Të tjerët janë shpifës ordiner. Përçarës me mision e ziliqar sa që mendja e shëndoshë nuk mund të imagjinojë. Janë pa nivel, s’kan çka ngrisin. Ai, që fshihet pas fesë e shpif e gënjen sapo hap gojën, sidomos. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
“SHOKË PËR INTERESA” – GRAFITI I DYTË NË PRISHTINË PËR TAKIMIN THAÇI-PUTIN Dy grafite janë vendosur në Prishtinë, pas takimit të presidentit Thaçi me homologun e …