Dy grafite janë vendosur në Prishtinë, pas takimit të presidentit Thaçi me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

“Shokë për interesa”, është kuptimi i grafitit të dytë që është vendosur në Prishtinë, kundrejt grafitit të parë, në të cilin thuhet “Veriu nuk është Krime”.

Me këto grafite, është shpërfaqur paknaqësia përmes artit, për takimin e dy presidentëve.

Grafiti në Prishtinë: “Veriu nuk është Krime”

Grafiti i dytë në Prishtinë: “Shokë për interesa” 

Përtej kësaj, takimin në mes presidentit të Kosovës dhe atij të Rusisë, e kanë komentuar në mënyra të ndryshme edhe politikanët vendorë.

Përderisa, pjesa më e madhe e pozitës e ka përkrahur këtë takim, oponentë të opozitës kanë thënë se Kosova do ta paguajë shtrenjtë takimin e tyre.

Të hënën, pas takimit me Putinin, presidenti Thaci ka thënë se Rusia do ta përkrahë marrëveshjen finale në mes Kosoëvs dhe Serbisë.

“Me presidentin rus Putin, u përqendruam për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe të detyrueshme. Për këtë temë, Putini ishte i qartë. ‘Nëse ju (Kosova dhe Serbia) arrini marrëveshje paqësore, Rusia do ta mbështesë atë’”, citohet nga Thaçi t’i ketë thënë Putini.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme