Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kujt dhe pse po i pengon Shaip Kamberi ? Sidomos tash. Ai nuk është kandidat për kryetar komune. Pse po i frigoheni? Nuk është as në listë për zgjedhjet lokale, aty ku ju e shihni interesin e juaj më të madhë. Ti, që ja din rendin komunës, sidomos. Pse po ju pengon e pse po i frigoheni? E dini, ai është bartës i Listës së përbashkët për zgjedhjet parlamentare. Është kandidat për deputet, sa i jemi aq edhe i juaji. E keni nënshkruar në Tiranë. Pak me vonesë, qe besa. Por, e keni nënshkruar. Të vetdijshëm e me vetdëshirë. Tash çka keni? Unë e kuptoj që tërheqja e tij për kryetar të komunës dhe përkrahja e të rinjëve nga ana e tij ju pengon. Por, skam çka të bëjë. Tërheqjen e keni pasur opsion. Keni zgjedhur të mos e bëni. Tash së paku konkuroni dinjitetshëm e humbni me kokën lartë. Fundja, do të të ju mundin të rinjët. Çfarëdo që janë ata, janë më të mirë. E këta që i njoh unë shumë më të mirë se ju. Edhe humbja ka njëfar burrnie. Mbajeni atë. Ikni në pension politik e mos na merrni edhe mundësinë më të vogël për të ju faleminderuar për të (pa)bërat tuaja. #NgtitneNivelin Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Mustafa thotë se nuk ka lëkundje të koalicionit qeverisës Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e ka cilësuar provokim patrullimin e …