Në mbledhjen e 38-të të Qeverisë së Kosovës, me rekomandimin e IKShPK-së dhe ministrive të linjës, morëm vendimin për lehtësimin e masave ndaj COVID-19.

Nga nesër do të hapen:
– çerdhet publike e private nga mosha 0 deri në 5 vjeç dhe niveli parashkollor;
– kufijtë tokësor, në 6 pika kufitare: Vermicë, Kullë, Hani i Elezit, Dheu i Bardhë, Merdarë dhe Jarinjë;
– kafeteritë, baret, restorantet dhe qendrat tregtare.

Rikthehet nëpër institucione publike të gjitha veprimet dhe i gjithë stafi.
Barnatoret e liçensuara i rikthehen punës dhe orarit të rregullt.

Nga data 8 qershor deri më 19 qershor bëhet kthimi klasëve të nënta nëpër shkolla dhe organizohet testi i arritshmërisë i cili do të mbahet me 23 qershor.

Nga data 15 qershor deri më 30 qershor bëhet kthimi i klasëve të dymbëdhjeta nëpër shkolla dhe organizohet testi i maturës i cili do të mbahet me 4 korrik.

Rekomandimet nga aspekti shëndetësor për mbajtjen e distancës fizike, higjienës personale dhe masave tjera mbrojtëse janë përgatitur nga rekomandimet e IKShP dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Rekomandimet specifike për hapjen e këtyre aktiviteteve janë pjesë e ministrive përkatëse.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme