Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Nënkryetari i APN-ës Armend Aliu pas dorheqjes së kryetarit të kuvendit në Preshevë , edhe ky i fundit distancohet nga APN dhe dëshiron që rrugtimin e tijë tē vazhdojë i pamvarur. Kēt e ka bër të ditur vet z.Aliu përmes profilit të tijë zyrtar nē rrjetin social facebook. Ky eshtë shkrimi i plotë i z.Aliu Të nderuar qytetarë të Komunës së Preshevës Ka kohë që jeni të informuar për dallimet në mendim dhe distancimin tim publik nga funksionimi i pushtetit lokal. Konfilktet e pandërprera dhe të panevojshme me të gjithë akterët e politikës sonë lokale, filluar nga qasja ndaj këshilltarëve të APN-së dhe themeluesve të kësaj partie politike, mospërfillja e partnerëve të koalicionit si dhe gjuha denigruese e përdorur me partitë opozitare kombinuar kjo me moskokëçarje për nevojat e qytetarëve kanë mbajtur kuvendin komunal në kriza të njëpasnjëshme si dhe ekzekutivin në një paralizë që pastaj ka rezultuar me mungesë të plotë të rezultateve. Alternativa për Ndryshim ka 1 vit që ka filluar procesin e brendshëm zgjedhor, nëndegët kanë mbaruar zgjedhjet në fund të vitit 2019, kemi edhe kryesi të re të degës së APN në Preshevë, dhe po të përfundonin më kohë zgjedhjet e kryesisë së përgjithshme do të kishim mundësi më të mira për konsolidim dhe për rezultate gjë e cila nuk ka ndodhur dhe as që pritet të ndodhë. I vetëdijshëm që Presheva nuk e ka luksin për aventura politike, kam heshtë dhe kam bart faje e përgjegjësi që nuk më kanë takuar duke mos dashur që të bëhem shkaktarë për kalkulime politike brenda kuvendit komunal, sepse besoj që legjitimitetin për të udhëhequr e jep populli me votë. Cilido që të jetë epilogu i situatës së krijuar sot, pas dorëheqjes së kryetarit të kuvendit, qoftë zgjedhje të reja apo shumicë tjetër, përmes kësaj deklaratë ju njohtoj që unë rrugëtimin politik nga sot do ta bëj i pavarur. Kemi mjaftueshëm kohë që të ndërtojmë një ALTERNATIVË të re politike në Preshevë, që do të funksionojë në mënyrë të plotë DEMOKRATIKE dhe denjësisht do të përfaqësojë interesat SHQIPTARE. “Kemi përgjegjësi me e bë Preshevën më të mirë” Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Beqiri: Nuk ishte e lehtë marrëveshja për demarkacionin Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri përmes një shkrimi në Facebook ka …