Sot përmes nje shkrese zyrtare Kryetari i Kuvendit Komunal Enver Ramadani  ka falëmnderuar  Ministrin e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës rreth vizitës që ai pati javën e kaluar në komunën e Bujanocit.

Ku mes tjerash ka falënderuar z.Zemaj për interesin që po tregon në një kohë të vështirë për qytetarët tanë shkaku i pandemisë COVID-19.

Ramadani ka shtuar se është mirënjohës edhe për ndarjen e kuotave (48 kuota) për specializim për mjekët e Luginës. Konsiderojmë që një veprim i tillë është i nevojshëm dhe domosdoshëm për qytetarët e Luginës së Preshevës.

Enver Ramadan ka potencuar se  nga ministri Zemaj ka kërkuar që të ushtron autoritetin e tij për të avokuar njohjen e specializimeve të Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë. Duke iu mundësuar mjekëve nga Lugina që do specializojnë në Kosovë të rikthehen të japin kontributin e tyre në vendlindje.

Kjo o letra e plot e z.Enver Ramadani

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme